Futbollisti i njohur kosovar, Muhamet Dragusha, tash e një kohë ka filluar të ushtrojë edhe profesionin e trajnerit për futbollistët e moshave të reja. Ai ka hapur shkollën e futbollit me emrin “Zidane”, në të cilën po prodhon talentë të mrekullueshëm që në të ardhmen priten të bëhen yje të mëdhenj.
Të gjithë e njohin Dragushën si një futbollist me teknikë të përkryer dhe këtë cilësi ai ka filluar t’ua mësojë edhe nxënësve të tij 8-vjeçarë, të cilët po i ndjekin leksionet e tij rregullisht në stadiumin “Zidane” në Dragodan. Kjo gjë ta përkujton, ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiolën, i cili fokusohej shumë në prodhimin e talentëve.
Këta fëmijë janë shumica 8-vjeçarë dhe është e pabesueshme se sa shumë kanë përparuar në futboll, e kjo falë ushtrimeve dhe teknikave speciale që përdor Muhamet Dragusha.
Në videon e mëposhtme mund të shihni një përmbledhje të ushtrimeve të kësaj shkolle të futbollit, si dhe performancën e talenteve 8-vjeçarë të cilët do t’ju lënë pa fjalë.