Shkolla e futbollit ‘Zidane’ nga Prishtina ka përgatitur një festë për mbi 90 fëmijë që zhvilluan aktivitete sportive duke ju shpërndarë atyre dhurata dhe mirënjohje, njofton Klan Kosova.
Këtu ju erdhën edhe disa mysafir special, futbollistët Amir Rrahmani e Suad Sahiti dhe trajneri Afrim Tovërlani.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës tha se kjo është mosha ku fillon karriera e një futbollisti, kurse trajneri i kësaj shkolle Muhamed Dragusha premtoi se nga mësimet e tij do të dalin emra të mëdhenj në futbollin kosovar.
Kronikë nga Emanuell Syla.